Në prag të vitit të ri, ekspertët e stilimit të flokëve parashikojnë tendencat më të mëdha të flokëve për 2026. Qoftë nëse dëshironi një ndryshim dramatik, qoftë diçka më të butë dhe moderne, këto stile janë duke pushtuar Instagram-in dhe rrugët e modës, të frymëzuara nga yjet si Sabrina Carpenter, Tyla, Suki Waterhouse dhe Jessica Simpson.
Prerja me Shtresa Arkitekturore (Architectural Layer Cut)
Stilistët e famshëm si Rodrigo Padilla parashikojnë një stil “silhouette e pastër me lëvizje të brendshme të lehta dhe të sculptuara”, si look-u i Suki Waterhouse. Sipas Padilla-s, konturet mbeten të rafinuara, ndërsa shtresat e brendshme krijojnë butësi dhe volum të natyrshëm.

Prerje bob e konturuar
Bob-i klasik rikthehet me një version modern: një gjatësi bob ose me gradime të vogla dhe reflektuese që thekson linjat e nofullës dhe strukturën e fytyrës. Ky stil modern dhe fuqiplot është tashmë i preferuari i Tyla-s.

Ngjyrat e thella kafe (Deep Brunette)
Flokët me nuanca të errëta, si espresso, kakao dhe inky black, po kthehen në qendër të vëmendjes, duke ofruar një pamje të pasur dhe të shkëlqyer. Stilistja Stephanie Angelone thekson se këto ngjyra jo vetëm që duken elegante, por edhe mbrojnë shëndetin e flokëve duke shmangur dëmimet nga zbardhuesit dhe ngjyrat e lehta.

Bishti i lartë i rregullt
Bishti klasik i lartë, si ai i Kerry Washington, rikthehet në version të rafinuar dhe fotogjenik, me bazë të qëndrueshme dhe detaje të vogla, si një ribbon ose cuff minimalist.

Shall koke
Shajet e kokës po zëvendësojnë headband-in tradicional, duke ofruar fleksibilitet dhe mundësi të shumta për të theksuar fytyrën. Tendenca u pa gjerësisht në Copenhagen Fashion Week dhe pritet të mbetet popullore.

Prerja flutur(Butterfly Cut)
Flokët karakteristikë të Sabrina Carpenter, me shtresa dhe baluke, po kërkohen gjithnjë e më shumë. Stilistët e mbështesin trendin për shkak të stilit të sofistikuar që shton volum dhe lëvizje.

Baluke si perde (Curtain Bangs)
Curtain bangs, të adoptuara nga Chloe Fineman, janë më të lehta për t’u mbajtur se baluket e prera drejt dhe përshtaten me shumicën e formave të fytyrës. Ky stil i butë dhe i natyrshëm është një nga tiparet më të kërkuara të vitit 2026.

Ngjyra që shkrijnë me njëra-tjetrën (Color-Melting)
Trend tjetër i madh për 2026 është Color-Melting, një teknikë ngjyrash multidimensionale që lejon nuancat të “evoluojnë pa qenë një vetëm një ton i caktuar,” sipas stilistes së famshme të ngjyrave Rita Hazan. Ajo tregon se Jessica Simpson është shembull perfekt, pasi së fundmi i ka transformuar flokët nga bionde tradicionale në një brunette “hot chocolate”, duke theksuar nuancat e errëta dhe duke ruajtur një efekt të pasur dhe natyral.

Ekspertët këshillojnë të eksperimentoni me një nga këto stile ose kombinime për një pamje të freskët dhe të modës, duke e nisur vitin me një look të ri dhe tërheqës.
