Festivali Eagle Beat elektrizoi Tiranën për 3 ditë rradhazi në një festë të pabesueshme pranë kodrave të Liqenit Artificial. Datat 13, 14 dhe 15 qershor do të mbahen mend gjatë nga të pranishmit, të cilët shijuan tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar. Por, ndyshe nga të gjithë, ata që ndoqën këtë event në pistën olimpike, ku zona Curious X nga IQOS ishte super. Atmosfera e krijuar ishte unike, sepse përveç muzikës së Eagle Beat të gjithë anëtarët e komunitetit CuriousX arritën të shijonin tinguj e muzikës në mënyrë më intime duke u stacionuar në këtë zonë eskluzive, për të gjithë përdorues që
përfituan nga ftestat dhe biletat e IQOS Club.
Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas ishin pjesë e këtij festivali duke performuar hitet e tyre më të mira muzikore duke e mbajtur publikun të mbërthyer me adrenalinë dhe momente fantastike. Në zemër të natyrës dhe të mbështjellë nga tingujt e muzikës, atmosfera në zonën Curious X u pasurua vazhdimisht gjatë tre ditëve me momente argëtuese. Në tendën e Curious X, anëtarët e këtij komuniteti kishin mundësi të bënin foto të çastit, të luaninte shumë lojëra, gjithashtu edhe të ishin DJ për disa minuta.
Nga ana tjetër duke qenë një zone më private, Curious X e bën edhe më speciale këtë eksperiencë speciale, pasi mund të takoni miq të rinj të cilët I bashkon muzika e mirë. Dita e parë solli ishte e pabesueshme me pjesëmarrjen e emrave të njohur si: Dimitri Vegas & Like Mike, Tujamo, Marnik, DJ Aldo, Rea, Benny Romeo, Miss Ilda. Por, një atmosferë edhe më e zjarrtë u krijua ditën e dytë nën ritmet e tingujve të luajtur nga: Deejay Time; Albertino, Fargetta, Molella & Prezioso, Fred De Palma, Big Cruz, Dextewr, si dhe artistët e njohur shqiptarë mes të cilëve: Elvana Gjata, Yll Limani, Ledri Vula, Capital T. Ajo çfarë e bëri edhe më të bukur festën në ditën e saj të tretë, ishte mbyllja spektakolare me fishekzjarre, pasi performuan artistë si: Hugel, Draxx, Andre Soueid, Abel, V.V, Destro dhe Ad Disha.
Eagle Beat nuk ishte thjesht një festival, por një eksperiencë e papërsëritshme me muzikën, natyrën, energjinë dhe adrenalinën.













Zbuloni përfitimet e ujit të orizit për flokët!


Qershitë dhe zemra, një lidhje e shëndetshme!




