Autori Ahmet Prençi është nderuar me çmimin për Prozën nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, gjatë botimit të 25-të të Panairit të Librit në Prishtinë, për veprën e tij më të fundit, “Në emër të gjakut”, një botim i Shtëpisë Botuese Mediaprint.
Ky çmim vjen si një veprim për forcën e fjalëve, guximin e rrëfimit dhe aftësive për të sjellë një realitet që ende mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të shqiptarëve: vitin 1997, një vit i kthyer në simbol të një kohe të trazuar, të dhimbshme dhe të paharruar.
“Në emër të gjakut” nuk është thjesht një përmbledhje tregimesh, është një dëshmi e gjallë për një të kaluar që qëndron mbi qetësinë e sotme. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe një ndjeshmëri të, Prençi sjell histori dashurie që nuk arriti të lindin, fëmijë që u rrit me të shtënat si ninulla, heshtje që rëndojnë më shumë se vetë krismat.
Shkrimtari dhe përkthyesi Rudolf Marku, në një analizë të hollësishme për librin, e krahasoi stilin e Prençit me atë të Isak Babelit në “Kavalerinë e kuqe”, duke theksuar intensitetin emocional, skemat e forta narrative dhe humanizmin e thellë që fshihet mes rreshtave.
“Ky libër duhet lexuar me kujdes, për të arritur katarsisin tonë kolektiv”, shkruan Marku. Një ftesë jo vetëm për të lexuar, por për të parë dhe reflektuar.




Zbuloni përfitimet e ujit të orizit për flokët!


Qershitë dhe zemra, një lidhje e shëndetshme!













