Tani që erdhi plazhi të gjitha nënat po përgatisin valixhen që u duhet me vete për fëmijët e tyre. Në dukje është një mision i lehtë, por nuk është aspak kështu. Ndaj, po ju ndihmojmë që t’ia dilni.
Sapuni
Mbani me vete në çantë gjithmonë një sapun xhel me të cilin do të pastroni duart e fëmijëve, pasi ata prekin gjithçka dhe kanë lëkurë të ndjeshme. Ky sapun ka efekt hidratues dhe qetësues falë përbërësve natyralë.
Atletet
Gjithmonë mbani një palë atlete me vete, edhe pse jeni në plazh. Ato do të shmangin djegiet e këmbëve të të vegjëlve në kontakt me rërën e nxehtë, si dhe parandalojnë aksidentet nga guralecët.
Termusi
Çdo prind e di që fëmijët nuk mund të dalin pa shishen e tyre nga shtëpia. Ju sugjerojmë një termus, ku mund të mbani për 24 orë të freskët lëngun e preferuar, një model që ofron edhe biberon për bebet.
Çantë shpine
Edhe fëmijët mund të kenë çantën e tyre në bregdet, ku mund të futin lodrat e tyre të preferuara. Zgjidhni materiale që shmangin ngjitjen e rërës, si dhe thahen shpejt pas kontaktit me ujin.
Jelekët e shpëtimit
Kur të vegjlit nisin e ecin, nuk i rezistojnë dot notit, por për të qenë të sigurt, merrni gjithnjë me vete një jelek shpëtimi. Sigurohuni që të kenë elementë lundrues të sigurt dhe një rrip të rregullueshëm midis këmbëve.
Krem dielli
Zgjidhni një krem për fytyrën të papërshkueshëm me SPF30 e sipër, i cili mbron lëkurën nga rrezet UV, rrezatimi dhe drita e dukshme HEV. Kujdes, nëse fëmija juaj nuk ka mbushur 3 muaj, mos e ekspozoni në diell.
-
3 receta gatime me spinaq, për pjata të freskëta me produktet e sezonit!
14 Qershor, 13:11



Zbuloni përfitimet e ujit të orizit për flokët!


Qershitë dhe zemra, një lidhje e shëndetshme!














