KreuStil Jetese

Ja pse gjithnjë e më shumë pacientë i besojnë Dr. Klaudia Stajkës për kirurgjinë ORL dhe estetike!

 

Dr. Klaudia Stajka është një nga figurat femërore më të spikatura dhe më premtuese sot, në fushën e kirurgjisë ORL dhe estetike. E diplomuar si studente ekselente në fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe e renditur në Top 5 të studentëve më të mirë të asaj kohe, gjithmonë ka mbajtur një profil modest, larg zhurmës së rrjeteve sociale; duke preferuar të flasë më tepër puna dhe pacientët e saj për të, sesa ajo vetë. 

Rritja në qytetin e Durrësit, nga dy prindër intelektualë, me jo pak mjekë dhe artistë në rrethin e saj familjar, duket se ka qenë një indicie e mirë për zhvillimin e mëvonshëm profesional të dr. Klaudias.

Teksa bisedonim me të, ishte e lehtë të kuptoje se ka qenë gjithmonë një studente ekselente. Me shumë nostalgji dhe krenari, doktoresha na tregoi të gjitha "fletët e lavdërimit", që ajo i ruante akoma me shumë fanatizëm, nga klasa e parë deri në vitin e fundit të shkollës së mesme; dhe teksa shfletonte dëftesat e shkollës, sytë na shkuan te certifikatat dhe çmimet e ndryshme të fituara në evente sociale, punë vullnetare në komunitet dhe konkurse bukurie, për të cilat nuk është mburrur asnjëherë.

Sa e vështirë është të ruash balancën midis shkollimit dhe jetës sociale?

"Aspak, nëse gjërat bëhen me përkushtim e pasion, energjia dhe koha gjenden ehtë, madje lind një energji e pashtershme. Por kam qenë dhe me fat! Kam patur një mbështetje të papërshkrueshme nga familja ime, të cilën nuk di a do mundem ndonjëherë ta falënderoj mjaftueshëm”.

"Në fundin e shkollës së mesme ishte pak e vështirë të ndaja definitivisht rrugën mes pasionit për artin, letërsinë, psikologjinë dhe dashurisë për mjekësinë dhe shkencën ekzakte. Duke zgjedhur profesionin e mjekes, mendova se do të arrija t'i gërshetoja të gjitha këto në një punë të vetme, dhe kështu vendosa të regjistrohem në fakultetin e Mjekësisë në vitin 2012, duke shënuar kështu fillimin e një rrugëtimi të gjatë, ku dija, qetësia, puna, studimi, janë përgjithmonë pjesë e pandarë”.

 

Tashmë kanë kaluar rreth 13 vite që nga ajo kohë dhe sot dr. Klaudia Stajka është një nga kirurget femra më të vlerësuara në fushën e Otorinolaringologjisë (ORL), si dhe në atë të Plastikës-Estetike. Gjatë këtyre viteve, dr. Stajka ka përfunduar specializimin afatgjatë në kirurgjinë ORL, kokë-qafë dhe më pas ka thelluar studimet në kirurgjinë plastike të po të njëjtit regjion. Është trajnuar dhe licencuar me mjekët më të mirë të huaj për injeksione dhe trajtime miniinvazive estetike, duke përfunduar kështu një program të dytë specializimi si injektuese estetike.

Aktualisht është një mami e dedikuar e një djali dyvjeçar, ushtron profesionin e pedagoges në Universitetin e Durrësit dhe numëron një sërë botimesh në revista shkencore dhe konferenca, brenda dhe jashtë vendit, përpos punës full-time si mjeke- kirurge ORL dhe estetike në spital.

Vitin tjetër do të punoj për të nisur ciklin e tretë të studimeve të doktoraturës, sepse asnjëherë nuk është mjaftueshëm në mjekësi."- shton ajo

Si një mjeke e përkushtuar dhe e apasionuar me punën e saj, dr. Klaudia Stajka liston në database një numër të lartë pacientësh duke filluar që nga moshat pediatrike e deri te moshat më të rritura, duke qenë kështu e rankuar 100% prej tyre në Google rate.

"E rëndësishme është që pacientin ta dëgjosh, ta kuptosh dhe të jesh totalisht transparente në rezultatet që premton, vetëm kështu mund të fitosh dashurinë dhe besimin e tyre. Ky është parimi im në punë”.

 

Ndërhyrjet kirurgjikale të rutinës së përditshme lidhen me fushën ORL dhe jo vetëm, siç është: kirurgjia e bajameve dhe mishit të huaj, kirurgjia e hundës dhe e laringut por dhe ndërhyrje plastike, të cilat janë më lehtësisht të marketuara sot, si: rinoplastika, rinoplastika e revizionit, otoplastika, temporal lift, lip lift, blefaroplastika e sipërme dhe e poshtme, cat eye surgery, bikektomi, liposuction, facelift.

Pavarësisht se gama e ndërhyrjeve kirurgjikale është kaq e gjerë, ajo thekson se të merret me fëmijët është një kënaqësi e veçantë për të, ndërsa në kirurgjinë plastike veçon rinoplastikën si ndërhyrjen më sfiduese dhe që i jep më tepër adrenalinë, duke filluar nga momenti i konsultës e deri në ditën kur pacienti heq allçinë, për të zbuluar hundën e re. Gëzimi i pacientëve është shpërblimi më i madh që mund të marrësh!

Megjithatë, goli i saj i radhës në fushën e kirurgjinë estetike tashmë është profiloplastika. Harmonizimi dhe balancimi i të gjitha tipareve me implante faciale së bashku me teknikat tradicionale, është maksimumi që mund të arrish për perfeksionizmin e portretit të pacientit, pasi profili duhet trajtuar në një procedurë të vetme si një etnitet i vetëm; dhe jo si disa ndërhyrje të organeve të veçanta siç është bërë deri më tani. Dr. Klaudia premton se ky term do të përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë, duke e quajtur veten pionere të kësaj kirurgjie komplekse.

Në përfundim të bisedës, dr. Klaudia Stajka na tregon: "Unë e dua të bukurën në të gjitha dimensionet e saj. Synimi im është që pacienti të marrë versionin e vetes që gjithmonë ka ëndërruar, por pa ndryshuar identitetin. Mjekësia estetike sot, pavarësisht se është në kulmin e saj, është gjithmonë dhe më tepër e orientuar drejt rezultateve natyrale (no surgery-surgery); dhe kjo është ajo që unë dua t'i dhuroj pacientëve të mi.