KreuStil Jetese

Të pathënat për shpellën në Kishën e Laçit! Çfarë u gjet brenda saj?

Shpella pranë Kishës së Laçit, e njohur si Shpella e Shën Vlashit, është një vend i shenjtë me një histori të pasur dhe të mbushur me mistere. Ajo ndodhet në një kodër të pjerrët, pranë Kishës së Shën Ndout, dhe është një destinacion i njohur pelegrinazhi për besimtarët katolikë dhe ortodoksë, si dhe për ata të besimeve të tjera.

Mistere, legjenda, gojëdhëna dhe shumë mrekulli të treguara nga njerëzit dhe besimtarët që e kanë vizituar Kishën e Laçit. Por në vitin 1967-të kohë kur sistemi komunist i shpalli luftë besimeve dhe kulteve fetare, edhe ky vend i shenjtë u shkatërrua, megjithatë shenjtorët aty arritën të bëjnë sërish mrekulli.

Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për emisionin "Quo Vadis" , ka treguar se kur komunistët mësynë drejt Kishës së Laçit zhdukën një altar të vjetër, ku mendohet se vetë Shën Vlashi ka predikuar. Megjithatë pas shumë shkatërrimeve edhe rrënojave ata nuk mundën të shkatërronin plotësisht Kishën, ku sot ka gjurmë të cilat fshehin mistere dhe legjenda me mrekulli.

Jaku: Shpella është monument natyror. Kjo është vend lutjesh shumë herë më i hershëm se Kisha sipër. Sepse pikërisht në këtë shpellë pasi kështu mendohet dhe është legjenda që këtu është strehuar Shën Vlashi. Këto ditë po lexoja një libër që ka shkruar për këtë vend të shenjtë Padër Mren Prela. Ai thotë që deri vonë ka patur një altar jo shumë të madh dhe thotë që është shumë e mundshme që vetë Shën Vlashi ka predikuar në këtë altar që ishte shumë i vjetër, që regjimi komunist e ka shkatërruar komplet. Ka shaktërruar çdo gjë, nuk mundën të shkatërrojnë malin dhe shpellën. Një gjë nuk mundi ta prishë, është një gropë e futur në guvë.

Borakaj: Aty vënë njerëzit kokën?

Jaku: Po se thonë që Shën Vlashi kur ka hyrë në guvë dhe kur është ngritur në këmbë, guri është spostuar. Kjo është një legjendë.

Borakaj: Shoh gjithmonë që fusin lekë, vënë duart nëpër hapësira që janë bosh, lënë rroba, fotografi?

Jaku: Në të vërtetë ajo që duhet të bëjnë besimtarët janë lutjet mbi të gjitha. Lutja dhe besimi fitojnë hiret e Zotit. Njerëzit në përgjithësi shkojnë në kërkim të zgjidhjeve, por më shumë se lutja dhe besimi nuk i zgjidh asgjë. Ne ju themi besimtarëve që mos lënë rroba këtu. Mund t’i lësh pak e t’i marrësh sërish. Monedhat punëtorët tonë i marrin dhe i lënë te arka.