Një mace në Bangkok, Tajlandë, u “arrestua” pasi sulmoi disa policë në stacionin e policisë, ku ishte sjellë pas shpëtimit. Macja, e quajtur Nub Tang, gërvishti dhe kafshoi oficerët. Polici Da Parinda Pakeesuk postoi një foto të maces në faqen e tij sociale, duke shkruar se ajo ishte e “akuzuar për sulm ndaj policëve”. Më vonë, pronari i saj u gjet dhe e mori në shtëpi, ndërsa macja pozoi edhe për një “foto” që u bë virale.
Rikujtojmë se më 6 qershor 2025, Italia u bë vendi i parë në Europë që lejon zyrtarisht përdorimin e ilaçit Remdesivir për trajtimin e Peritonitit Infektiv Felin (FIP), një sëmundje vdekjeprurëse që prek macet. Vendimi vjen pas një fushate të fuqishme dhe një peticioni me mbi 40 mijë firma dhe u përshëndet nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve.
Deri tani, ilaçi përdorej ilegalisht nga pronarët në përpjekje për të shpëtuar macet e tyre. Tashmë, veterinerët në Itali mund ta përshkruajnë legalisht Remdesivir përmes recetës elektronike, duke siguruar trajtim të sigurt dhe të mbikëqyrur. Ky është një hap i madh për mirëqenien e kafshëve dhe një precedent që pritet të ndiqet nga vende të tjera të BE-së. Një vendim që kthen shpresën atje ku dikur sundonte pashpresa.










Zbuloni përfitimet e ujit të orizit për flokët!


Qershitë dhe zemra, një lidhje e shëndetshme!







