Pas nje heshtjeje te gjate, Tuna ka rrëfyer ndarjen nga babai i dy fëmijëve të saj, Patris Berisha.
Artisja u shpreh se nuk ishte e lumtur në martesën e saj, ndaj mori vendimin për t’i dhënë fund.
“Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje”, u shpreh Tuna. “Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët”.
“Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash. që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë. Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më'”, tha ajo.