KreuCelebrity

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun- “Më dogji diplomën”!

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun-

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi se kurrë nuk e ka ushtruar profesionin e juristit, pasi nuk e ka mbaruar shkollën e drejtësisë.

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun-

 

“Nuk e bëra kurrë, pasi juridikun nuk e mbarova përfundimisht. Nuk u diplomova. Kisha nisur suksesin me muzikën që atëherë, kisha marrë ca çmime. Ishte një kohë që në studion muzikore isha ndër më të mirët e kohës, lexoja shumë, i ndihmoja të gjithë. Isha si një bërthamë motori energjie në studiot e Tiranës dhe sa më lëshonte njëri, më kapte tjetri në njëfarë mënyre”, u shpreh Erjoni, duke treguar se gjatë asaj periudhe ka qenë shumë i zënë me karrierën e tij muzikore.

“E pashë që s’kisha kohë, por nuk ishte koha ajo që më bëri të mos e mbaroj juridikun. Ngela për 4 provimet e fundit. Ishte Eni Çobani ajo që vendosi të mos e merrja diplomën. Kishte lëndën më të parëndësishme të juridikut, “Të Drejtën e Krahasuar Ndërkombëtare”, pra, ndryshimet mes ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare. Ishte një libër me 60 faqe. Eni e mbante shumë fort këtë sepse ishte pozitë të ishe pedagog”, tha ai.

Sipas Erjonit per shkak te nje një konflikti familjar, Eni ia nxori atij inatin: “Pati një konflikt familjar, mes dajës sim dhe burrit të saj dhe e nxori inatin tek unë. Më mirë që më bullizoi, se do kisha humbur kohë me juridikun”.

https://www.instagram.com/reel/DKAgAwSt5jN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4b0ce76c-c990-45a6-af14-2ba8e4862cbc