Jennifer Lopez ka dëshmuar edhe një herë se mosha është vetëm një numër – dhe se fustanet e tejdukshme, kristalet Sëarovski dhe dekoltetë e thella nuk janë vetëm për vajzat e TikTok. Në American Music Awards 2025, diva e Bronx-it u shfaq me tetë veshje të ndryshme në vetëm tre orë, duke e lënë audiencën të befasuar dhe paparacët në ekstazë.
Lopez, e cila e ka drejtuar dikur këtë event në vitin 2015, u rikthye në skenë me forcë, duke bërë këtë radhë detyrën e dyfishtë: moderatore dhe interpretuesja kryesore. Ajo e celi mbrëmjen gala me një përzierje shpërthyese hitesh, e veshur me një body të mbuluar me kristale, e temina të zeza, të plotësuara me çizme të larta. Dhe ky ishte vetëm fillimi!
Glamour, elegante, seksi… dhe pak çmenduri
Në një intervistë për revistën InStyle para ngjarjes, Jennifer zbuloi se kishte përgatitur jo më pak se tetë veshje: “Unë kam veshjen e tapetit të kuq, veshjen e spektaklit dhe rreth gjashtë të tjera... apo diçka të tillë”. Ajo shtoi se stili i saj për këtë mbrëmje do të përfshinte "pak glam, diçka të lezetshme, elegante, seksi... të gjitha gjërat me të cilat njerëzit normalisht më lidhin".