Laert Vasili, finalisti i “Big Brother Vip Albania 4”, ka qenë i ftuar në “E Diell” me Edi Manushin dhe ka bërë një rrëfim për jetën e tij, nga fëmijëria, te raporti me mamanë por edhe me motrën.
Gjatë rrëfimit për jetën e tij, ai tha se ka 7 vite pa e takuar motrën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk shkon atje sepse ‘ka frikë mos nuk kthehet më’,
“Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë.
Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”.



















