KreuCelebrity

Zbulim i bujshëm: Shfaqet vajza sekrete e Freddie Mercury, çfarë trashëgimie përrallore i la artisti para se të vdiste!

Zbulim i bujshëm: Shfaqet vajza sekrete e Freddie Mercury,


Një libër i ri i bazuar në jetën e Freddie Mercury do të tronditë botën e showbiz-it pasi flet për fëmijën e tij sekret: Këngëtari i "Queen" ka një vajzë e cila është mbajtur jashtë syve të publikut. Ekzistencën e saj e dinte vetëm rrethi i tij shumë i ngushtë, përfshirë prindërit dhe motrën e tij. Anëtarët e grupit të Freddie ishin gjithashtu në dijeni të faktit, siç ishte edhe dashuria e madhe e jetës së tij, Mary Austin.

Zbulim i bujshëm: Shfaqet vajza sekrete e Freddie Mercury,


Libri "Love, Freddie" dëshmon se si fëmija u ngjiz aksidentalisht gjatë njjë flirti me gruan e një shoku të ngushtë të Freddie në vitin 1976. Vajza e tij, tani 48 vjeç, jeton në Europë, ku punon si mjeke. Ajo është gjithashtu një nënë, cka e bën  Freddie një gjysh. Gruaja ia tregoi historinë e saj biografeje të respektuar të rock-ut, Lesley-Ann Jones.

Zbulim i bujshëm: Shfaqet vajza sekrete e Freddie Mercury,

 

Ajo rrëfeu se ishte rritur në një familje që e rrethoi me dashuri, por gjithmonë e kishte ditur se ikona e muzikës ishte babai i saj. Para se të vdiste nga pneumonia e lidhur me SIDA-n në vitin 1991, Fredi i dhuroi vajzës së tij 17 vëllime të ditarëve të tij personal. Vajza i mbajti të fshehta për vite me rradhë, e tani ia ka dorëzuar Jones. Ditaret do të jenë baza e librit që do të dalë më vonë këtë vit.
Fredi pati një sërë marrëdhëniesh me burra dhe gra, duke përfshirë Mary Austin, me të cilën ishte fejuar. Fredi dhe Meri nuk patën kurrë fëmijë, teksa Meri ka dy djem me një tjetër partnere, ndërkohë që i qëndroi pranë këngëtarit gjatë gjithë jetës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF