KreuCelebrity

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

 

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!
Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën u përball gjatë bashkëprezantimit të “Miley’s New Year’s Eve Party” me Dolly Parton për të pritur vitin 2023.

“Pësova një përvojë vërtet traumatike gjatë një shfaqjeje që po bëja me Lorne [Michaels], kur po prezantoja shfaqjen e Vitit të Ri”, tha këngëtarja gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show”.

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!


“Kisha një urgjencë mjekësore. M’u ça një cist në vezore. Nuk e dinim saktësisht çfarë po ndodhte, ndaj thjesht e vazhduam. Ishte shumë traumatike sepse ishte dhimbje e jashtëzakonshme, dhe gjithsesi bëra shfaqjen. Por ishte vërtet shumë e vështirë për mua”, tha ajo.

Cyrus prezantoi festën e Vitit të Ri 2023 në NBC bashkë me kumbaren e saj Dolly Parton, dhe gjithashtu ishte bashkëproducente ekzekutive e programit me shefin e “SNL”, Lorne Michaels.

Artistja tha se kjo situatë e bëri të mendojë të tërhiqej nga muzika, por kujtoi një bisedë që kishte pasur me Lorne Michaels.

“Darkuam bashkë dhe më tha diçka që më ka mbetur në mendje,” tregoi ajo. “Më tha: ‘Gjashtë muaj. Të gjithë kanë gjashtë muaj për të ndjerë keqardhje për vete”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF