KreuCelebrity

Ishin të lidhur? Françeska Murati ”i merr” instruktorin e palestrës Egli Takos!

Ishin të lidhur? Françeska Murati ”i merr” instruktorin

Gjatë qëndrimit të Egli Takos në shtëpinë e “BBV4” dhe pas nisjes së historisë së saj me Gjestin u aludua shumë se ajo kishte një lidhje jashtë.
Ishte ish –banori i “BBV4”, Gert Ferra, i cili hodhi dyshimet se personi në fjalë është instruktor palestre dhe quhet Mario dhe është disa vite më i vogël se Egli. Gjithashtu Gerti u shpreh se Mario e kishte shoqëruar Eglin në ambjentet e Top Channel, një ditë para hyrjes në shtëpi më 21 dhjetor.

Ishin të lidhur? Françeska Murati ”i merr” instruktorin
Pas kësaj deklarate të tij, kudo qarkulluan fotot e djaloshit 22 –vjecar Mario Olldashi.

Pas daljes së saj nga “BBV4” Egli e ka mohuar se mes tyre ka pasur një lidhje dhe pas kësaj deklarate ata nuk e ndjekin më njëri –tjetrin në rrjete sociale.
Ditën e djeshme ka qenë Françeska Murati, e cila ka publikuar një video në Instagram duke u stërvitur me Marion dhe duken se kanë një marrëdhënie më të afërt sesa profesionale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

Duket se ajo video u publikua nga të dy me qëllim për të “thumbuar” Eglin dhe për të marrë vëmendje. Nuk dihet nëse mes Françeskës dhe Marios ka dicka më shumë, por së fundmi flitet se Françeska është ndarë nga bashkëshorti i saj.
Aludimet për ndarjen e tyre kanë nisur pasi Françeska ka vendosur të zhvendoset për të jetuar vetëm me djalin në Tiranë, ndërsa babai i djalit të saj jeton në Londër dhe gjithashtu nuk ka postuar më foto të tij në rrjete sociale.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF