Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri “Die, My Love”, por këtë herë është edhe dëshmia e saj personale që po i bën njerëzit të flasin rreth saj
Gjatë konferencës për shtyp të filmit, aktorja Jennifer Lawrence ndau një histori prekëse rreth përvojës së saj si nënë, duke zbuluar se si periudha pas lindjes ishte një kohë transformuese, izoluese dhe dhimbshme për të.
“Sapo kisha lindur fëmijën tim të parë dhe nuk ka asgjë si pas lindjes”, tha Jennifer Lawrence, nënë e Cy, 3 vjeç, dhe fëmijës së dytë që pritet të lindë në fillim të vitit 2025. “Është një përvojë jashtëzakonisht izoluese dhe është vërtet interesante”.
Në filmin e drejtuar nga Lynne Ramsay, Lawrence luan rolin e Grace, një nënë e re që përballet me një krizë të thellë psikologjike. Një rol që Jennifer Lawrence e ndjeu shumë afër realitetit të saj. “Ishte e vështirë të ndaja atë që do të bëja unë nga ajo që do të bënte personazhi im. Ishte zemërthyese”, rrëfeu ajo.
Ajo që e bën lidhjen midis jetës reale dhe trillimit edhe më të fuqishme është fakti që Jennifer Lawrence ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë gjatë xhirimeve. “Të bëhesh nënë ndryshon gjithçka. Të ndryshon të gjithë jetën. Është brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë”, shpjegoi aktorja.
“Çdo vendim, nga nëse do të punoj apo jo, deri te vendi dhe koha kur të punoj, tani kalon edhe nëpërmjet fëmijëve të mi. Ata më mësuan kaq shumë. As nuk e dija që mund të përjetoja kaq shumë emocione. Puna ime bazohet në emocione dhe ato e bënë gjithçka më intensive. Më ndryshuan përgjithmonë, për mirë. Që nga një këndvështrim krijues”, shtoi Jennifer Lawrence.
Lidhur me temën e vetmisë pas lindjes, Jennifer Lawrence përdori fjalë shumë të qarta: “Në film, personazhi im çohet në Montana, ku nuk ka komunitet, nuk ka njerëzit e vet Por e vërteta është se ankthi dhe depresioni ekstrem të izolojnë kudo që të jesh. Të bëjnë të ndihesh si një i huaj”.