KreuCelebrity

Nga ëndrra për televizionin te dedikimi i ndjerë për Tanin: Sara Hoxha në një rrëfim jete!

Nga ëndrra për televizionin te dedikimi i ndjerë për Tanin:

Producentja Sara Hoxha ka dhënë një intervistë për revistën Newsbomb dhe si rrallë herë ka folur për vetën, familjen dhe karrierën e saj.

Nga ëndrra për televizionin te dedikimi i ndjerë për Tanin:

Fillimisht e përkushtuar te familja e më pas drejt ëndrrës së madhe për të drejtuar programe të mëdha televizive, Sara rrëfen se ai u gjet në krye të produksioneve të mëdha si “Big Brother VIP,” “Dancing with the stars”, “Piramida”, etj.

 “Nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku thashë ‘kjo është edhe ëndrra ime”. Ishte më shumë një proces i heshtur, i natyrshëm, i ndërtuar me hapa të vegjël por të sigurt. Fillimisht doja vetëm të ndihmoja familjen, të isha pranë Lorit, të ruaja me përkushtim atë që babai ynë kishte ndërtuar.

Por me kalimin e kohës e ndjeva që kjo nuk ishte më thjesht një përgjegjësi që më takonte, por një pasion që më përkiste. Ëndrra e babait tim nuk ishte thjesht të ndërtonte një televizion, por të krijonte një mënyrë të re të të menduarit dhe të të treguarit në Shqipëri”.

Nga ëndrra për televizionin te dedikimi i ndjerë për Tanin:

E teksa foli për ëndrrën e babait të saj, ajo bën një deklaratë tejet të ndjerë, “Më mungon aq shumë, dhe boshllëku në zemrën time është aq i madh sa asgjë nuk do ta zëvendësonte përqafimin e tij”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF