KreuCelebrity

Justin Bieber vjen me një ndjesë publike ndaj Hailey-t!

Justin Bieber vjen me një ndjesë publike ndaj Hailey-t!

Justin Bieber ka kërkuar falje pasi bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, u shfaq në kopertinën më të fundit të revistës Vogue. Këngëtari i hitit “Sorry” ndau disa nga fotot e Hailey-t nga sesioni fotografik shumë i kërkuar, duke zbuluar edhe një nga zënkat e tyre të mëdha martesore.

 “Kjo më kujton atëherë kur Hailey dhe unë patëm një sherr të madh,” shkroi ai në përshkrimin e postimit të tij, teksa shtoi, “I thashë Hailey-t se ajo nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue. Ups… e di, shumë keq nga ana ime. Sepse u ndjeva shumë i fyer, mendova se duhej të hakmerresha.”

Bieber nuk sqaroi se çfarë e bëri të ndihej i fyer, por shtoi se është rritur që nga ajo kohë, “Sa më shumë rritemi, kuptojmë që duke kërkuar hakmarrje nuk ndihmojmë asgjë", tha ai. “Në fakt, vetëm po vonojmë atë që vërtetë duam – afërsinë dhe lidhjen”.

Justin Bieber vjen me një ndjesë publike ndaj Hailey-t!

Në fund të postimit, ai i kërkoi falje drejtpërdrejt Hailey-t, “Zemër, ti e di tashmë, por më fal që të thashë se nuk do ishe kurrë në kopertinën e Vogue, sepse, siç duket, isha i gabuar.”

Ndërkohë të shumtë ishin ndjekësit që nuk e pritën aq mirë, “Të duam, por ky përshkrim është shumë i dhimbshëm. Hailey meriton një milion kopertina të Vogue,” shkroi një ndjekës. “Do të isha shumë e zemëruar po të isha në vendin e saj, por sepse tani e gjithë bota e di që ai e tha këtë dhe ajo prapë qëndroi. Asnjë grua nuk e meriton këtë,” shtoi dikush tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF