KreuCelebrity

Nicole Kidman pëson “dështimin” epik të look-ut në Festivalin e Kanës!

Nicole Kidman pëson “dështimin” epik të look-ut


Nicole Kidman ka mbajtur prej kohësh paruke për rolet e saj të shumta në film. Por së fundi, aktorja pësoi një dështim epik teksa shfaqi gjurmë “flokësh të rreme” në ndarjen e cmimeve Kering Women In Motion 2025 dhe Darkën Presidenciale të Festivalit të Filmit në Kanë.

Nicole Kidman pëson “dështimin” epik të look-ut
Nicole Kidman pëson “dështimin” epik të look-ut
Nicole Kidman pëson “dështimin” epik të look-ut
Nicole Kidman pëson “dështimin” epik të look-ut

Ylli i Moulin Rouge duket kishte tentuar të shtonte volumin e flokëve të saj  bionde- luleshtrydhe dhe për t'i ndihmuar t'i jepte një pamje më rinore. Problemi është se rrjeta e parukes ishte e dukshme teksa Nicole pozoi për foto në tapetin e kuq, pavarësisht se flokët e saj të vërtetë ishin thurur bashkë me të.

Yjet e Hollivudit shpesh mbajnë paruke dhe zgjatime flokësh për të arritur një pamje më rinore duke qenë se flokët hollohen dhe humbasin volumin me kalimin e moshës. Nicole rrallëherë i ka shfaqur rrallë flokët e saj natyralë në filma që nga ditët e para të karrierës së saj dhe pothuajse ekskluzivisht mban paruke për të gjitha rolet e veta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF