KreuCelebrity

Austria fiton Eurovision 2025 me këngën “Wasted Love”, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025 me këngën “Wasted Love”,
Austria është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025, me performancën e artistit 23-vjeçar JJ me këngën “Wasted Love”.

Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.

Austria fiton Eurovision 2025 me këngën “Wasted Love”,
Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Austria fiton Eurovision 2025 me këngën “Wasted Love”,
Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku. Nga juria, Shqipëria mori 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca.

Austria ka fituar dy herë Eurovisionin në pjesëmarrjet e saj ndër vite. Në vitin 2014 e fitoi Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix” si dhe në vitin 1966 me Udo Jürgens me këngën “Merci, Chérie”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF