Sharon Osbourne, 72 vjeç, gruaja e legjendarit Ozzy Osbourne dhe ish anëtare jurie e X Factor, ka folur hapur mbi ndikimin negativ që ka pasur trajtimi Ozempic në trupin dhe shëndetin e saj. Ylli pranoi se, megjithëse fillimisht ishte e kënaqur me rezultatet nga marrja e ilaçit, gradualisht, mbërriti në një pikë ku efektet negative ishte e pamundur të injoroheshin.
Ozempic, një ilaç me bazë semaglutide i destinuar për njerëzit me diabet të tipit 2, është bërë jashtëzakonisht popullor në mesin e atyre që kërkojnë të humbin peshë shpejt. Injeksioni javor shtyp oreksin, duke i sinjalizuar trurit se është i ngopur, prandaj është përdorur nga shumë të famshëm, përfshirë Sharon.
"Mendoj se kam shkuar shumë larg. Nuk mund të shtoj peshë sado që të ha. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh me metabolizmin tim," tha ajo në podkastin e Hoëie Mandel. Ish prezantuesja televizive tha se humbi 19 kilogramë në vetëm katër muaj dhe tani peshon pak më shumë se 45 kg. “Më duhet të shtoj të paktën 10 kilogramë, por nuk mund ta bëj fare”, pranoi Sharon për DailyMail, duke nënvizuar se ndihet e frustruar që nuk mund të rimarrë peshën e humbur.
Përveç kësaj, Sharon tha se ka hequr dorë përgjithmonë nga procedurat estetike: "Nuk mund të bëj më shumë operacione në fytyrën time. Nuk kam lëkurë të mjaftueshme për t'u shtrirë, tërhequr apo prerë. Gjithashtu i thashë jo Botox-it. Nuk mendoj se do të jem kurrë plotësisht e kënaqur me pamjen time, por kam kuptuar se kjo është ajo që jam, m`u deshën vite që ta pranoj".