Xumi ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin e Youtube të revistës “Bordo”, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij në BBV.
I pyetur se si kanë qenë ditët pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ai tha, “Shumë të angazhuara kanë qenë ditët që nuk kam marrë dot frymë realisht. Po ta vesh re sikur kam humbur pak peshë”.
Ai e cilësoi BBV si një nga eksperiencat më të bukura që ka përjetuar. I pyetur se pse nuk ishte i pranishëm në asnjë prime pas daljes, ai tha,
“Kam patur shumë jashtëzakonisht shumë punë. I kam thënë dhe Ledionin dhe produksionit kam patur jashtëzakonisht shumë punë. Nuk kam mundur të ha bukë, po me shpirt aty kam qenë gjithmonë”.
I pyetur në lidhje me ndonjë hatërmbetje, ai tha, “Jo unë me Ledionin dhe me Sarën jemi miq ekstrem shumë të mirë. Madje nuk i dihet mund ta na shikoni dhe ndonjë projekt të bukur në të ardhur si dihet kurrë. Unë kam respekt shumë për Ledion dhe për Sarën”.
Në këtë mënyrë Xumi hodhi poshtë aludimet për një zënkë mes tyre. Shkak për këtë u bë fakti që Ledioni hodhi ca batuta për Xumin në Prime, ndërkohë ai në Story hodhi ‘kunj’ ndaj moderatorit duke thënë se ndoshta në të ardhmen merr dhe ai nuse me lekë.



















