KreuCelebrity

Ata ishin 5! Numri i kësaj fushate të Edi Ramës, në një portret familjar!

Ata ishin 5! Numri i kësaj fushate të Edi Ramës, në një

Pas fitores në zgjedhje, ku numri 5 ishte edhe numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit, kryeministri Edi Rama u mblodh me mbështetësit e tij për të festuar. Ajo që binte në sy ishte prania e plotë e familjes së tij – pesë vetë – një rastësi e bukur simbolike që përforconte mesazhin e kësaj fitoreje.

Ata ishin 5! Numri i kësaj fushate të Edi Ramës, në një

Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama, djali Greg, vajza Rea dhe djali i vogël, Zaho. Një tablo familjare që mbante në vete të njëjtin numër me atë të fitores.

Linda Rama, si gjithmonë me stil, kishte zgjedhur një këmishë bardhë e zi të kombinuar me një kravatë të zezë me të kuqe dhe pantallona elegante të zeza. Edhe vajza e saj Rea kishte zgjedhur ngjyrën e zezë për veshjen, njësoj si Zaho i vogël.

Ata ishin 5! Numri i kësaj fushate të Edi Ramës, në një

Gregu kishte veshur një bluzë të zezë të kombinuar me xhinse në ngjyrë të çelur, duke ruajtur një pamje të thjeshtë por moderne.

Vetë Edi Rama kishte zgjedhur të qëndronte besnik stilit të tij sportiv që e ka karakterizuar gjatë gjithë fushatës – me bluzë dhe tuta, si dhe kapele të zezë sportive që mbanin numrin 5.

Detaje të vogla, por plot domethënie, që e lidhen vizualisht me simbolikën e fitores.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF