Ish ylli i filmave aksion peshon 160 kilogramë që prej transferimit në Rusi, ku me sa duket, është “lëshuar” në ushqime e nuk kujdeset më për pamjen e tij. Seagal, 72 vjeç, nuk është shfaqur në publik për një kohë të gjatë dhe postimi i tij i fundit datonte nga dhjetori 2021. Por tani, në një dokumentar propagandistik për Rusinë mbi konfliktin me Ukrainën, të titulluar “Në emër të drejtësisë”, Seagal mund të shihet me “të gjithë lavdinë e tij”.
Figura e aktorit ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga vitet '90, kur interpretoi në filma hit si "Nën rrethim", "Mercenari për drejtësi" apo "Në tokë vdekjeprurëse". Episodi 30-minutësh, i disponueshëm për publikun në faqen e internetit Smotrim.ru, u publikua më 10 tetor dhe zbulon se si duket tani aktori dikur i adhuruar i filmave aksion.
Seagal la pas jetën e tij në Amerikë dhe mori nënshtetësinë ruse në vitin 2016, e cila iu dha pas disa apelimeve, sipas zëdhënësit të Kremlinit.