Moderatorja Jona Spahiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Në disa fotografi bardh e zi, Jona shihet teksa luan plot dashuri me djalin e saj, Raiden, në kopsht – dhe barku i saj i rrumbullakosur flet vetë për këtë bekim të ri që po vjen në jetën e saj.
Ky lajm i ëmbël ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët e kanë ndjekur Jonën jo vetëm në ekran, por edhe në rrjetet sociale, ku ajo ndan shpesh momente nga jeta e saj e përditshme, pa munguar ato më të veçantat me familjen.
Jona dhe partneri i saj, Frenkli, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018 dhe prej asaj kohe janë shembulli i një familjeje të lumtur dhe të përkushtuar.
View this post on Instagram