Jennifer Lopez kaloi disa momente frike, pasi planet e artistes per të drejtuar American Music Awards pothuajse u prishën për shkak të një dëmtimi të rëndë. Të martën, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare ndau në Instagram Stories se kishte lënduar fytyrën gjatë provave për ceremoninë e ardhshme të çmimeve.
Lëndimi ishte i mjaftueshëm për të kërkuar qepje, megjithate Jennifer ishte me fat, pasi kirurgu plastik i njohur Dr. Jason Diamond ishte në dispozicion për ta ndihmuar.
JLo postoi ne rrjetet sociale disa fto te fytyres se saj, ku shihet hunda e çare dhe e enjtur, ndersa tregoi se kishte duke mbajtur një pako akulli mbi hundën dhe syrin e kuq. “Ndodhi gjate provave,” ka shkruar ajo.



















