Einxhel dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet e tyre sociale.
Teksa kanë publikuar një video shumë të bukur nga materniteti, ku moderatorja mban në duar të voglin e saj dhe krah saj të lumtur shfaqen edhe Dagzi me djalin e tyre.
“Dhe një zemër më shumë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo krah videos, teksa nw foton nw fillim të vidoes shihet se i porsalinduri ka ardhur në jetë më 10 prill.
View this post on Instagram
Lajmin për shtatzëninë e dytë e ka dhënë në ditët e para të viti 2025, ku krah postimit asokohe ajo shkroi, “3 vjet nga dita që u bëmë dy dhe sot të tre presim të bëhemi. Zoti na ka bekuar sërish me dhuratën e tij më të çmuar…një jetë e re po vjen mes nesh dhe ne nuk mund të ishim më mirënjohës dhe përulësisht falënderues që familja jonë po rritet.
Ti ishe surpriza më e madhe e 2024 dhe dhurata më e bukur e 2025. Babi, mami dhe vëllai yt mezi presin që ti të jesh i joni”, ka shkruar ajo.