Ana de Armas gjatë një interviste në “Good Morning America” ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Tom Cruise.
Aktorja 37-vjeçare tha se ajo dhe Cruise, 62 vjeç, po punojnë në disa projekte së bashku dhe e përshkroi bashkëpunimin e tyre si “shumë argëtues.”
Komentet e saj vijnë pasi të dy janë parë së bashku në disa raste, përfshirë një darkë, një udhëtim me helikopter dhe një shëtitje në park për ditëlindjen e saj, gjë që ka ngjallur thashetheme për një lidhje të mundshme romantike.
Një burim ka thënë për Us Weekly se Cruise është “shumë i dhënë pas saj”, por de Armas “nuk po kërkon që gjërat të ecin shpejt” dhe është “duke e marrë ngadalë.”
Aktorja e filmit “Knives Out” ka pasur më parë lidhje të bujshme me figura të njohura, si Ben Affleck. Ata u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Deep Water” në vitin 2020 dhe u ndanë një vit më vonë. "Ai nuk donte më fëmijë. Ajo është në të 30-at. Kjo ishte një pikë ndarjeje për të", tha një burim atëherë.



















