KreuCelebrity

Alba flet për herë të parë pas largimit nga “Ferma VIP”: Parimet e mia janë më të rëndësishme se çdo çmim!

Alba flet për herë të parë pas largimit nga “Ferma

Largimi i papritur i Albës dhe partnerit të saj, Limi, nga reality-show “Ferma VIP” ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Gjatë spektaklit të kwsaj tw premte, Alba theu heshtjen dhe vendosi të zbulojë arsyet e vërteta pas vendimit të tyre. “E kam thënë shumë qartë: kam disa parime në jetë, dhe asgjë nuk vjen përpara tyre. As çmimi”, deklaroi ajo me bindje, duke lënë të kuptohet se largimi ishte një vendim personal dhe i mirëpeshuar, larg çdo ndikimi të jashtëm.

Në lidhje me thashethemet për një tradhti nga ana e Limit, Alba ishte e prerë në qëndrimin e saj, “Nuk ka qenë kurrë një problem për mua. Nuk i kam kushtuar rëndësi. Problemi i vërtetë qëndron te partneri që kam patur në krah”.

Alba flet për herë të parë pas largimit nga “Ferma

E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën. “Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF