KreuCelebrity

Edlira Çepani kujton mes lotësh Gertin: Na la dashuri sa për tri jetë!

Edlira Çepani kujton mes lotësh Gertin: Na la dashuri sa për

Edlira Çepani ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në  “Interview” me Mirela Milorin, dhe gjatë bisedës ka kujtuar “gjysmën e saj më të mirë” bashkëshortin e saj Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare.

Ajo tha se besimi në Zot e ka bërë të kalojë më lehtë këtë tragjedi të familjes së saj, “Nuk ka asnjë moment që të flitet për Gertin dhe unë të mos prekem e të mos më marrë kaq shumë malli.

Unë me Gertin kemi ngritur gjithçka bashkë, nuk kemi asgjë që e kemi pasur të ndarë nga njëri-tjetri. Ndaj është apo nuk është ai fizikisht, mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë, por ai ka lënë kaq shumë dashuri për mua dhe për fëmijët.

Edlira Çepani kujton mes lotësh Gertin: Na la dashuri sa për

Na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i gjatë apo i shkurtër të jetë ky pa Gertin, nuk do jetë asnjëherë pa Gertin. Na mungojnë këshillat, i kishte gjithmonë të sakta. Më mungon pjesa që ne sukseset i ndanim gjithmonë bashkë. Më mungon që nuk i ndaj dot siç i ndaja më parë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF