KreuCelebrity

Angelina Jolie rikthehet në Kanë pas 14 vitesh mungesë

Angelina Jolie rikthehet në Kanë pas 14 vitesh mungesë
Pas një mungese 14-vjeçare, Angelina Jolie u rikthye këtë të premte, më 16 maj, në Festivalin e Filmit në Kanë, duke shkëlqyer në tapetin e kuq për premierën botërore të filmit "Eddington".

Aktorja 49-vjeçare ishte mes yjeve të mëdhenj të mbrëmjes, përfshirë Natalie Portman, Rooney Mara, Joaquin Phoenix, Pedro Pascal dhe Emma Stone, teksa filmi i studios A24 u prezantua në konkurrim për çmimin e madh të festivalit.

Për këtë rikthim të shumëpritur, Jolie zgjodhi një fustan elegant, pa rripa, në ngjyrë shampanje, nga koleksioni i vjeshtës 2025 i Brunello Cucinelli.

Angelina Jolie ka qenë për herë të fundit në Festivalin e Kanës në vitin 2011, gjatë premierës së filmit "The Tree of Life", ku luante përkrah Brad Pitt. Rikthimi i saj këtë vit shënon një nga momentet më të komentuara të edicionit të 77-të të festivalit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF