Shkodra Elektronike u rendit në vendin e 8-të në finale e Eurovisionit, me 173 pikë vota nga publiku dhe 45 nga juria.
Edhe pse është një rezultat i kënaqshëm, të gjithë shqiptarët prisnin më shumë, pasi sikurse votot e publikut e tregojnë fare mirë që vendi ynë ishte në TOP 5 më të votuarat dhe pikët që morëm nga juria ishin shumë pak krahasuar me vendet e tjera që u renditën të parat.
-
A janë bashkë? Jozi flet për raportin me Loredanën!
19 Maj, 09:30
Por vetë Shkodra Elektronike është e lumtur për këtë rezultat pasi edhe pse çdokush do ta ëndërronte fitoren, synimi tyre ishte që të rrëmbenin zemrat e publikut dhe një gjë të tillë ata e arritën më së miri.
Në postimin e tyre në mediat sociale ata shkruajnë, “Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit!”.
Grupi ka bërë me dije se së shpejti do të vijnë më një album që është vazhdim i këngës “Zjerm”, titulli I së cilit do të jetë “Shndrit”.