KreuCelebrity

Eshtë ndarë me Egli Takon? Detaji në varësen e Gjestit vërteton gjithçka!

Eshtë ndarë me Egli Takon? Detaji në varësen e Gjestit
Pas fitores së “BBV4”, daljet publike të Gjestit kanë qenë të pakta. kjo për shkak edhe të angazhimeve të tij profesionale, ku së shpejti do të publikojë këngën e tij të re. Edhe pse nuk është parë së fundmi në shoqërinë e Egli Takos, Gjesti është shprehur se marrëdhënia e tyre vazhdon jashtë, por secili po merret me projektet e tij.

Eshtë ndarë me Egli Takon? Detaji në varësen e Gjestit

Por sa e vërtetë është kjo?

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ka qenë ashtu si duhet brenda shtëpisë së “BBV4”, kjo për shkak edhe se Gjesti është shprehur se nuk donte një lidhje me Eglin dhe nuk kishte ndjenja, duket se jashtë gjërat kanë ndryshuar. Së fundmi Gjesti mban në qafë një varëse, ku është kapur një detaj mjaft interesant. Në një nga rruazat e varëses së tij ndodhet shkronja “e” dhe kjo mendohet të jetë për Eglin, duke vërtetuar kështu në një fare mënyre edhe fjalët e tij se lidhja e tyre jashtë po shkon mirë.

I intervistuar së fundmi, Gjesti ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV4” ka komunikuar me disa nga ish–banorët, ndërsa me disa të tjerë ka pasur më pak kontakte për shkak të ngarkesës që po përjeton.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF