E ftuar në “Ftesë në 5”, Julia Iliriani beri nje rrefim te ndjere e te sinqerte. Ish-banorja e BBV3 ka folur për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar sëbashku me të bijën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tregoi se jeta atje nuk është e lehtë, ndërsa ka veçuar një moment kur kanë mbetur pa ushqim, ndërsa shton se vajza e saj Renee Reffo i kishte thënë: S’ka problem mami se në shkollë kemi ushqim në drekë, unë s’do ta ha dhe do ndajmë bashkë.
Julia s’ka mundur t’i mbajë dot lotët teksa ka treguar këtë histori, e cila ka prekur gjithashtu edhe moderatoren e emisionit, Bieta Sulon, e padyshim edhe publikun.