Moderatorja Erjola Doçi shpesh herë rrëmben vëmendjen e publikut, jo vetëm për deklaratat e saj, por edhe për pozat mjaft seksi në fotot e postuara në rrjete sociale. Edhe pse është aluduar disa herë për lidhjet e saj, Erjola nuk ka reaguar asnjëherë dhe dëshiron që ta mbajë larg publikut jetën e saj personale.
Së fundmi është përfolur se moderatorja është në një lidhje me fituesin e “Big Brother Vip Kosova 2”, Lumbardh Saliun. Njohja e tyre mendohet se ka qenë së fundmi në xhirimet e një filmi, ku Erjola do të jetë pjesë ndërsa Lumbardhi flitet se ka hequr dorë nga projekti.
Lumbardhi njihet edhe për historinë e tij të dashurisë gjatë edicionit të “BBV Kosova” me Kader Kicaj, e cila zgjati shumë pak jashtë. Lidhja e tyre ka përfunduar si shkak i tradhëtisë nga ana e Lumbardhit, të paktën këtë ka tregua Kaderi.
Pasi përflitet kudo për lidhjen e tij me Erjolën, duket se Kader më në fund ka reaguar duke i “thumbuar” tv dy me një video të saj në TikTok, ku kënga në sfond nuk mund të mos merret si e tillë. Me tekstin e këngës, Kader nënkupton se Lumbardhi ende e telefonon edhe pse në një lidhje me Erjolën tashmë..
“Nuk e di pse po më thirr kam menduar se ke gjetur më mirë”, thuhet ndër të tjera.
Ndër të tjera Kaderi gjatë intervistave të fundit është shprehur se nuk ka më mundësi për rikthim mes saj dhe Lumbardhit.