Vetëm disa ditë pasi influencuesja meksikane Valeria Marquez u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, lajm ky qe beri buje ne mbare boten, nje tjeter vajze e njohur ne rrjetet sociale Maria Jose Estupinan Sanchez, apo "La Mona", u qëllua për vdekje kanë bërë bujë në media. Studentja 22-vjeçare është qëlluar jashtë shtëpisë së saj në Cucuta, Norte de Santander, ne Kolumbi.
Vdekja e Maria Jose Estupinan ka një ngjashmëri të çuditshme me rrethanat që çuan në vdekjen e 23-vjeçares Valeria Marquez. Ngjashëm me mënyrën se si gruaja meksikane u qëllua për vdekje në vendin e saj të punës, një sallon bukurie, nga një burrë që thuhet se u paraqit si shpërndarës, vrasësi i dyshuar i influencueses kolumbiane ishte gjithashtu i veshur si një burrë që pretendonte se i ishte afruar asaj për të sjellë një dhuratë, sipas medias TuBarco Noticias.