KreuCelebrity

Aktori i njohur tregon vdekjen klinike: Ishte magjike, nuk doja më të kthehesha në këtë jetë!

Aktori i njohur tregon vdekjen klinike: Ishte magjike, nuk doja më të

Jeremy Renner, ka zbuluar detaje tronditëse rreth aksidentit të rëndë që i ndodhi ditën e Vitit të Ri 2023, ku një borëpastruese e shtypi teksa ai po përpiqej që të shpëtonte nipin e tij. Aktori i njohur tregoi në podkastin “Let’s Talk Off Camera” të Kelly Ripa -s, reagimi i tij i parë kur u rikthye në jetë ishte zhgënjimi.

Në kujtimet e tij të cilat ai i ka botuar në librin “My next Breath”, 54-vjeçari përshkruan ndjesinë që ndjeu kur ishte duke vdekur klinikisht. Përvoja, shkruan ai, bëri që të mos ketë frikë nga vdekja dhe e mbushi me një ndjenjë të madhe paqeje.

“Ishte një lehtësim i madh, është e vetmja gjë që mund të them”, tha Renner për ndjesinë që i erdhi me përvojën e tij pranë vdekjes.

“Është një lehtësim i mrekullueshëm, i mrekullueshëm të largohesh nga trupi yt. Është paqja më emocionuese që mund të ndjesh ndonjëherë. Është rritja më e lartë e adrenalinës, por paqja që vjen me të, është madhështore. Është kaq magjike”, shton 54-vjeçari.

Ai zbuloi se ajo ndjenjë paqeje ishte aq e fuqishme sa kthimi në jetë dukej si një zhgënjim:

“Dhe nuk doja të kthehesha. Mbaj mend që kur u riktheva përsëri isha shumë i tërbuar. U ktheva, thashë, Auu!”. Renner pranoi se ishte larguar nga kjo botë vetëm për disa minuta pas aksidentit të tij, por pamja e shkurtër e jetës së përtejme ishte e mjaftueshme për të ndryshuar të gjithë pikëpamjen e tij për jetën. Ai tha se koha nuk ekzistonte në atë hapësirë, duke e përshkruar jetën e përtejme si një vend të njohurisë së pastër, të lirë nga kufizimet njerëzore si gjuha ose mendimi linear.

“U dhashë kaq shumë vlerë gjërave që nuk kanë vlerë. Tani nuk investoj në aksione apo obligacione. Nuk investoj në kriptovaluta apo Bitcoin. Investoj në dashuri dhe në marrëdhëniet e mia të përbashkëta me të cilat përjetoj dashurinë,” ishte pohimi i tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF