KreuCelebrity

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij!

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut

Për herë të parë pas 48 vitesh është zbuluar një fëmijë sekret i Freddie Mercury. Zbulimi është bërë në një libri të ri të publikuar, legjenda e grupit “Queen” pati një vajzë në vitin 1976 pas një aventure me gruan e një miku të ngushtë.

Ajo ka thyer heshtjen për të zbuluar ekzistencën e saj, e cila deri më tani ishte e njohur vetëm nga shokët e grupit të Freddie, prindërit e tij, motra dhe partnerja e tij që ai pati për një kohë të gjatë, Mary Austin (foto lart). Ajo ka folur për herë të parë në një libër të ri, “Love, Freddie” të shkruar nga biografja Lesley-Ann Jones. Megjithatë, emri i vajzës përmendet vetëm me shkronjën “B” në biografi.

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut

Para se këngëtari ikonik të vdiste nga pneumonia e shkaktuar nga AIDS në vitin 1991, Freddie i dha vajzës së tij 17 vëllime të ditarëve të tij personalë. Ajo i mbajti ato sekret për vite me radhë, por kohët e fundit ia dorëzoi autores për të formuar bazën e librit që do të dalë më vonë këtë vit. Vajza, e cila ka lindur në vitin 1976, thotë se gjithmonë e ka ditur që këngëtari legjendar ishte babai i saj, pavarësisht se është rritur nga një familje e dashur.

Ajo jeton në Evropë duke punuar si mjeke profesioniste me fëmijët e saj, duke e bërë Freddie-n një gjysh pas vdekjes. Para vdekjes së tij tragjike në moshën 45-vjeçare, Freddie kishte pasur një numër marrëdhëniesh me burra dhe gra.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF