Kris Jenner, figura ikonike e familjes Kardashian dhe menaxherja e klanit më të famshëm në televizionin amerikan, ka habitur fansat me pamjen e saj të re, më rinore dhe të freskët se kurrë. Në daljen e saj të fundit në Paris, ku mori pjesë në festën e beqarisë së Lauren Sánchez, vëmendja nuk ishte vetëm tek stili glamuroz, por edhe tek mënyra se si Kris dukej shumë më e re se mosha e saj reale — 69 vjeç.
Spekulimet në rrjete sociale nuk munguan. Komentet që pyesnin nëse kishte bërë ndonjë ndërhyrje estetike mbushën rrjetin. Dhe tashmë është zyrtare: sipas revistës prestigjioze PEOPLE, pamja e re e Kris Jenner është rezultat i ndërhyrjeve estetike të kryera nga Dr. Steven Levine, një kirurg plastik me emër që operon në New York City.
Dr. Levine është një emër i njohur në botën e kirurgjisë plastike elitare në SHBA. Ai është diplomuar në Shkollën Mjekësore të NYU-së dhe ka nisur karrierën e tij në praktikën private të një tjetër emri të madh të kirurgjisë, Dr. Daniel C. Baker. Pas disa vitesh përvoje, në vitin 2019, ai hapi klinikën e tij personale në një nga zonat më të njohura të Nju Jorkut – Upper East Side.
Në klinikën e tij, Dr. Levine ofron një gamë të gjerë procedurash estetike për fytyrën, trupin dhe gjoksin, duke u specializuar në ndërhyrje që duken shumë natyrale, pa efektin e “tepruar” që shpesh shoqëron operacionet estetike. Ai ofron ndër të tjera facelifts të pjesshme dhe të plota, që ndihmojnë në reduktimin e rrudhave, zbutjen e lëkurës së varur dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës.



















