Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit në media për një krizë në lidhjen e saj me partnerin, Kreshnik Gjergji.
Në një postim të përbashkët në rrjetet sociale, çifti ka hedhur poshtë këto aludime, duke ndarë momente private dhe duke ironizuar lajmet e rreme.
Dafina dhe Kreshniku kanë publikuar një video ku shfaqen duke kënduar së bashku në makinë, dhe krah saj kanë shkruar, “Përshëndesim burimet e sigurta”.
Ky veprim ka qenë një përgjigje e qartë ndaj lajmeve të pabaza që qarkulluan në media.
Kujtojmë që Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin e kaluar dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.



















