Brooklyn Beckham po qëndron fort krah Nicola Peltz, ndërsa aludimet për tensione në rritje midis çiftit dhe familjes Beckham vazhdojnë të qarkullojnë.
26-vjeçari ndau një video të tij dhe të gruas së tij duke hipur në një motoçikletë - një moment privat i kapur për të treguar mbështetjen e tij të palëkundur për të. Në video, Nicola, 30 vjeç, e mban fort Brooklynin ndërsa ecin së bashku nëpër rrugë. Klipi shoqërohej me një mbishkrim prekës.
"E gjithë bota ime, do të të dua përgjithmonë. Gjithmonë të zgjedh ty zemër. Je personi më i mrekullueshëm që njoh. Unë dhe ti përgjithmonë zemër”, shkroi Brooklyn.
Postimi dukej se shërbente edhe si një deklaratë publike besnikërie, veçanërisht mes titujve të fundit rreth dramës së supozuar familjare.
Spekulimet për një përçarje midis Brooklyn dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, janë intensifikuar pasi Brooklyn mungoi në festimin e 50-vjetorit të lindjes së Davidit më 3 maj.
Burime pranë familjes zbuluan për Us Ëeekly se prindërit Beckham ishin “të lënduar” dhe ndiheshin “të tradhtuar” nga mungesa e djalit të tyre të madh dhe gruas së tij. Raportohet se nuk ka pasur asnjë komunikim nga Brooklyn me prindërit e tij që nga mungesa e tij në ditëlindje.
View this post on Instagram



















