KreuCelebrity

Puthet në buzë me balerinët, Jennifer Lopez "masakrohet" nga fansat!

Jennifer Lopez është “masakruar” nga fansat për performancën e saj të hapjes në ceremoninë e American Music Awards 2025, e zhvilluar në Las Vegas të hënën, pas një skene ku ajo puthi si balerinë meshkuj, ashtu edhe femra, live në transmetim.

Këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare, me origjinë nga Bronxi, e cila aktualisht është beqare pas divorcit të shumëpërfolur nga Ben Affleck  ishte prezantuesja e mbrëmjes së transmetuar drejtpërdrejt në CBS. Ajo e hapi natën me një performancë dinamike, duke kënduar dhe kërcyer në një performancë gjashtë-minutëshe me 23 këngë nga artistët e nominuar të mbrëmjes.

Ndërsa shumë nga emrat më të njohur të showbiz-it, përfshirë Taylor Swift, munguan në event, JLo u përpoq të mbajë e vetme peshën e yllit të mbrëmjes, duke interpretuar hite si Birds of a Feather nga Billie Eilish, Espresso nga Sabrina Carpenter, dhe Texas Hold ’Em nga Beyoncé.

Por ajo la shikuesit në siklet me skenën e puthjes së “pështirë” me kërcimtarët e saj, me disa që e cilësuan si një përpjekje të “dëshpëruar” për të xhelozuar Ben Affleck, pas përfundimit të martesës së tyre dy–vjeçare katër muaj më parë.

Të tjerë e kritikuan ashpër për puthjen me një kërcimtare femër, duke thënë se “e teproi”, ndërsa një përdorues në X (ish-Twitter) deklaroi: “Jennifer Lopez e ka humbur toruan.”

Jennifer u quajt “e neveritshme” dhe “e dëshpëruar” nga disa shikues të pakënaqur.

Për performancën e saj provokuese në skenë, ajo mbante flokët e saj karakteristike bionde të artë, të drejta dhe të gjatë deri në bel, me një ndarje në mes. Një nga pamjet më glamuroze të saj për mbrëmjen ishte një fustan argjendi i zbukuruar me rruaza, me dizajn me jakë të mbyllur rreth qafës