Blero shpeh ka qenë në qëndër të vëmendjes më shumë për shkak të jetës së tij personale se sa profesionale. Së fundmi Blero po përgatitet për ta mbyllur përfundimisht kapitullin e tij në muzikë me një album të fundit, që pritet të jetë edhe lamtumira e tij artistike.
Së fundmi në një dalje televizive, Blero ka habitur fansat, pasi shfaqet shumë ndryshe në pamjen e tij. Komentet kanë qenë të menjëhershme nga fansat e tij, ku e akuzojnë për ndërhyrje plastike në fytyrë. Kjo për shkak se vihen shumë re mollëzat më të theksuara se kurrë më parë dhe zhdukja e rrudhave në fytyrën e tij, ku duket qartë përdorimi i botox–it.
Blero i njohur për hitin “Fotografia” dhe për historitë e tij të dashurisë, të cilat nuk zgjasin shumë, por ama marrin shumë vëmendjen e publikut. Për këtë këngëtari ka qenë gjithmonë i hapur për të folur për to në intervista të ndryshme.



















