KreuCelebrity

Pas ndarjes, Jessica Alba në një romancë të re dashurie!

Pas ndarjes, Jessica Alba në një romancë të re dashurie!


Jessica Alba, e cila u nda nga bashkëshorti i saj, u pa duke kaluar kohë me një burrë misterioz në Regents Park të Londrës gjatë fundjavës.


Në fotot e publikuara fillimisht nga The Sun, Alba ishte veshur me një xhaketë të zezë dhe kapele, për t’u maskuar gjatë shëtitjes së saj të dielën. Në një moment, ajo i kapi dorën burrit nga pas ndërsa ata ecnin.

Sipas një dëshmitari okular, dyshja dukej shumë e afërt dhe intime. “Ata po përqafoheshin dhe kapeshin për dore ndërsa ecën nëpër park,” tha burimi për The Sun. “Ata morën me qira disa karrige plazhi dhe u panë duke u puthur. Dukej si një marrëdhënie e re.”

Pas ndarjes, Jessica Alba në një romancë të re dashurie!

Aktorja 44-vjeçare dhe Warren, 46 vjeç, u ndanë në janar pas gati 17 vitesh martesë. Alba e konfirmoi ndarjen përmes një deklarate në Instagram më 16 janar.

“Kam qenë në një udhëtim vetë-zhvillimi dhe transformimi për vite – si individ dhe si partnere e Cash,”shkroi ajo. “Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur në martesën tonë gjatë këtyre 20 viteve dhe tani është koha që të fillojmë një kapitull të ri zhvillimi si individë.”