KreuCelebrity

Rozana Radi e "nxehur" me Besa Kokëdhimën: Festivalin e fitoi me tekstin tim, në Eurovision zgjodhi bashkëpunëtorë të huaj

 

Rozana Radi e "nxehur" me Besa Kokëdhimën: Festivalin e

Paska një hatërmbetje mes Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës! Rozana pohoi në një intervistë që ka dhënë për "Goca dhe gra" se këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ndërroi këngën, pa i njoftuar autorët e këngës me të cilën fitoi Festivalin.

"Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten. Dhe sapo hedh këmbën jashtë kufirit shqiptar, ti preferon të zgjedhësh bashkëpunëtorë të huaj. Ndonjëherë duhet t’i qëndrosh besnik atij të vjetrit, sepse ai nuk të lëshon kurrë. Dhe sigurisht duhet që t'i qëndrosh besnik gjuhës dhe vendit tënd. Sepse pikërisht për këtë po shkon," -tha Rozana.

Edhe pse deklarata është bërë publikisht, nga ana e Besa Kokëdhimës ende nuk ka asnjë reagim dhe asnjë sqarim.