KreuCelebrity

Pas shuplakës virale; vjen në vëmendje historia e rrallë e dashurisë së Emmanuel dhe Brigitte Macron!

Pas shuplakës virale; vjen në vëmendje historia e rrallë e

Pas videos virale ku Brigitte Macron duket sikur i jep një shuplakë presidentit Emmanuel Macron, mediat kanë sjell në vëmendje historinë e tyre të dashurisë, e cila vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në politikën botërore.

Pas shuplakës virale; vjen në vëmendje historia e rrallë e

Brigitte, 72 vjeçe, dhe Emmanuel, 47 vjeç, u njohën në shkollën katolike “Le Providence”, ku ajo ishte mësuese dhe ai vetëm 15 vjeç. Në atë kohë, Brigitte ishte 39 vjeçe dhe e martuar me bankierin André-Louis Auzière, me të cilin kishte tre fëmijë.

Pas shuplakës virale; vjen në vëmendje historia e rrallë e

Në fillim, prindërit e Macron mendonin se djali i tyre kishte ndjenja për vajzën e Brigitte-s, por sapo zbuluan të vërtetën, e dërguan në shkollë me konvikt në Paris. “Emmanuelit iu desh të largohej, mendova se do të dashurohej me dikë tjetër. Por kjo nuk ndodhi”, tha Brigitte për “Paris Match” disa kohë më parë.

Ata qëndruan në kontakt për një dekadë, ndërsa Brigitte nuk mori menjëherë divorc, duke pritur që fëmijët e saj të rriteshin. Në vitin 2006 ajo u divorcua dhe një vit më vonë u martua me Emmanuel Macron.