Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, analizoi për Daily Mail momentin që bë viral mes presidentit Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron, ku kjo e fundit u pa duke e qëlluar në fytyrë.
Sipas saj, Brigitte Macron nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, sikurse u tha nga burime të ndryshme për mediat. "Nuk pashë asnjë qeshje të përbashkët, buzëqeshje apo ndonjë shaka pas asaj shtytjeje. Përkundrazi, Macron dukej i hutuar dhe preku fytyrën e tij, si për të kontrolluar nëse ishte mirë”.
Ekspertja theksoi se mënyra sesi Brigitte e shtyu Macronin ishte “shumë e fortë dhe tronditëse”, aq sa ai u përpoq të mbante ekuilibrin dhe dukej sikur mori edhe një shtytje të dytë në fund. “Kjo nuk duhet të normalizohet si ‘lojë’ vetëm për t’i shpëtuar imazhin politik", shtoi ajo.
Pas incidentit, çiftit nuk iu pa asnjë kontakt fizik dhe ata ecën pranë njëri-tjetrit pa u prekur. Madje në momentin kur ata ishin pa zbritur nga avioni presidenti Macron i zgjati dorën por ajo nuk ja dha dhe u tregua indiferente ndaj tij.