KreuCelebrity

Aktori i Sulejmani i Madhërishëm dënohet me burg!

Aktori i Sulejmani i Madhërishëm dënohet me burg!

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg nga një gjykatë në Stamboll. Ai dhe kolegu i tij, aktori Rıza Kocaoğlu, janë shpallur fajtorë për dhënie të dëshmisë së rreme në një rast të lidhur me protestat e njohura të Parkut Gezi të vitit 2013.

Sipas vendimit të gjykatës, Ergenç është dënuar me një vit e 10 muaj burg, ndërsa Kocaoğlu me një vit e 8 muaj. Megjithatë, shpallja e vendimit u shty, çka do të thotë se dënimi nuk do të zbatohet për sa kohë që të dy nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale në të ardhmen.

Aktori i Sulejmani i Madhërishëm dënohet me burg!

Protestat e Parkut Gezi, që shpërthyen në vitin 2013, përfshinë dhjetëra mijëra qytetarë që demonstruan kundër qeverisë së atëhershme të kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan. Rasti në fjalë lidhet me hetimet ndaj agjentes së njohur të talenteve, Ayşe Barım, e cila është në paraburgim që nga janari, nën akuzat për përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues.

Aktori i Sulejmani i Madhërishëm dënohet me burg!

Prokuroria pretendon se Barım ka patur lidhje të ngushta me figura kyçe të lëvizjes Gezi, përfshirë biznesmenin Osman Kavala dhe aktorin Memet Ali Alabora. Halit Ergenç dhe Rıza Kocaoğlu i kanë mohuar akuzat dhe kanë kërkuar pafajësi gjatë seancës gjyqësore.