KreuCelebrity

Tradhtia, pra, paska qenë shkaku? Ish gruaja e Hugh Jackman flet pas divorcit!

Tradhtia, pra, paska qenë shkaku? Ish gruaja e Hugh Jackman flet pas

Konsiderohej si nje prej lidhjeve me te konsoliduara mes VIP-ave, por edhe martesa e Hugh Jackman me Deborra-Lee Furness u shemb. Kjo e fundit ka folur tani publikisht për lidhjen e tyre dhe tradhtinë, për herë të parë që kur paraqiti kërkesën për divorc nga Hugh Jackman. “Ndjej keqardhje për të gjithë ata që kanë kaluar traumën e tradhtisë”-tha aktorja 69-vjeçare australiane për Daily Mail.

Ylli i “Furness dhe Deadpool & Wolverine”, Jackman, 56 vjeç, u martua në vitin 1996 dhe në shtator të vitit 2023, ata njoftuan një ndarje miqësore pas 27 vitesh martesë. Dy vite më vonë, divorci u paraqit zyrtarisht. Dokumentacioni tregon se nuk ka mosmarrëveshje mbi kushtet dhe se divorci do të finalizohet pas miratimit të gjyqtarit. Ish-çifti ka dy fëmijë; djalin Oscar dhe vajzën Ava.

“Unë besoj në një fuqi më të lartë dhe se Zoti ose universi, sido që ta quajmë, gjithmonë punojnë në favorin tonë. Ky besim më ndihmoi të përballoja shpërbërjen e një martese gati 30-vjeçare”-tha aktorja. “Ne të gjithë jemi në udhëtimin tonë dhe unë besoj se marrëdhëniet në jetën tonë nuk janë të rastësishme. Ne tërheqim njerëz të caktuar, i ftojmë ata në jetën tonë për të nxjerrë mësime dhe për të njohur e shëruar pjesët tona të thyera. Mbetem mirënjohëse”, shtoi ajo.