Duket se tensionet dhe debatet po shtohen dhe po bëhen me intesive me kalimin e kohës duke dhuruar tek banorët dhe momente prekëse dhe të rënda psikologjikisht.
Një ndër to e ka përjetuar dhe Rogerti, një nga banorët më të përfolur dhe që duket se po luan më fort brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ai ka patur disa debate të forta me banorët, megjithatë sot ai ka shfaqur dhe një anë tjetër. Pas debatit të ashpër me Selin, Rogerti ka pasur një reagim tejet emocional ku nuk i ka mbajtur dot lotët.
Ai ka shpërthyer në lot me ngashërim, teksa ndodhej i vetëm në oborr. Mes lotëve, Rogerti u shfaq duke i kërkuar falje dikujt, teksa i kërkoi Zotit t’i mbronte djalin.
“Më ruaj djalin. Të lutem kujdes djalin o Zot ma mbor. Të kërkoj falje për çdo gjë“-, tha ai.
Këtë gjendje e kanë vënë re Mateo dhe Miri, të cilët kanë nxituar për t’iu gjendur pranë.
Ai shprehet se është prekur ngaqë i kanë përmendur djalin brenda lojës.
“Nuk përmendet djali ashtu. Mbaje djalin fort se jam i fort, ma puth djalin o zemër, kërkoj falje për çdo gjë, o Zot ma ruaj djalin. Jam mirë, jam mirë”-u shpreh Rogerti.
Banori pati një debat të vazhdueshëm me Selinën që prej mbrëmjes së djeshme.
