KreuCelebrity

Bebe Rexha zbulon datën kur do publikojë këngën shqip "Çike Çike"

Bebe Rexha zbulon datën kur do publikojë këngën shqip

Bebe Rexha, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një këngë në gjuhën shqipe nga albumi i saj më i ri.

Kënga mban titullin "Çike, Çike" dhe pritet me interes të madh nga publiku shqiptar. Ajo do të publikohet nesër në orën 06:00 të mëngjesit sipas orës shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Kjo është hera e parë që artistja sjell një projekt muzikor në shqip, ndërsa pjesa tjetër e albumit të saj të ri, Dirty Blonde, do të jetë në gjuhën angleze. Edhe pse albumi i plotë nuk do të publikohet menjëherë, këngëtarja ka paralajmëruar se do t’i prezantojë këngët gradualisht gjatë muajve në vijim.

Që kur u përhap lajmi për një këngë në shqip, fansat shqiptarë janë shfaqur jashtëzakonisht entuziastë, sidomos duke marrë parasysh suksesin e saj global dhe audiencën e gjerë ndërkombëtare që e ndjek.

Deri tani, artistja ka ndarë vetëm disa fragmente të shkurtra nga kënga, të cilat kanë lënë të kuptohet se projekti do të jetë mjaft premtues.

Tags:

bebe rexha